Live

Veseli: Do t’I zhbllokojmë ndërtimet pa leje

13:21 / 13 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Kryparlamentari dhe njëherit kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar universitetin UBT-së. Aty ai u takua me studentë e profesorë ku diksutoi lidhur me planifikimin urban dhe ndërtimet pa leje.

Veseli ofroi zgjidhje për ndërtimet pa leje përmes “Planit kundër korrupsionit”, dhe premtoi se në një periudhë dy vjecare qytetarët do të jenë të çliruar pa si që legalizimi do të përshpejtohet.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Me Planin Kundër Korrupsionit, ku planifikojmë legalizimin e ndërtimeve pa leje me vetëm 1 euro kosto për metër katror, ne do t’i zhbllokojmë miliarda euro dhe do t’i hapim dhjetëra mijëra vende pune, duke i dhënë kështu hov të madh zhvillimor ekonomisë sonë.

Sot diskutova me profesorët e arkitekturës dhe studentët e UBT-së sesi Kosova ka mbi 350 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilave kërcënohen çdo ditë me shkatërrimin e atyre pronave, pasi që zyrtarisht ende nuk i kanë në posedim.

Si ekspertë të planifikimit urban dhe ndërtimit, ata e dinë mirë se duke mos i legalizuar po e mbajmë të varrosur një kapital prej 8-9 miliardë euro. Ato prona nuk janë likuide dhe nuk mund të blihen, shiten apo të përdoren si hipotekë për investime të reja.

Ne, brenda dy vjetësh, do t’i çlirojmë qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik.

Shpërndaje në

U Kopjua