Live

Veseli: Kosova është mirënjohëse ndaj Plavës dhe Gucisë

15:40 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka marrë pjesë të enjten në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare” që mbahet tradicionalisht çdo vit në Vuthaj të Malësisë  së Gucisë. Në një postim që e ka bërë në Facebook, Veseli ka shkruar se Kosova është mirënjohëse për kontributin e bijve e bijave të Plavës e Gucisë, atyre që kontribuuan në fushën e arsimit e shkencës, artit e kulturës, ekonomisë e politikës.


“Bashkëkombësve të shumtë të këtij tubimi, iu thashë se Kosova ka shumë borxhe ndaj kësaj treve, dhe një ndër borxhet më të mëdha që ka është ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë. Prandaj iu premtova se atë borxh kemi për ta larë shumë shpejt duke përshpejtuar punimet, në mënyrë që ato male që na ndajnë të çahen sa më parë me një tunel, që do të na lidh si asnjëherë më parë. Po ashtu i sigurova se sa më shumë të konsolidohet Kosova, aq më shumë do të mund të vij në ndihmë të vëllezërve dhe motrave nga Plava e Gucia”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua