Live

Veseli – “Kryeminstri i PDK-së”

16:49 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli , Kryeministri ne ardhje sipas PDK-se, ka deklaruar se partia e ti nuk do të bëjë kompromise për postin e kryeministrit . Këto deklarata Veseli i bëri në një intervistë për Evropën e Lirë.

“Nuk ka kompromise, për vet faktin se unë po flas si kryetar i PDK-së, dy herë e kemi dhënë kryeministrin me qira, dy herë. Njerëzit që nuk e kanë besimin e qytetarëve, nuk e kanë as legjitimitetin, por as përgjegjësinë, në dy rastet kemi dështu dhe kjo është dhe ky është një rast unik për vet Kosovën që të ecet përpara. PDK shkon në zgjedhje me besimin tek vullneti i qytetarëve, askush nuk guxon ta cenojë vullnetin e as interesin e qytetarëve, por shkon edhe me besimin për të fituar dhe për të udhëhequr”, ka përfunduar Veseli

Shpërndaje në

U Kopjua