Live

Veseli: Nderim i përjetshëm për ata që dhanë çdo gjë për shtetin

21:19 / 30 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 30 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranit.

Veseli ka thënë se duhen nderuar përjetësisht ata që kanë dhënë çdo gjë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Kadri Veselit në Facebook:

Urimet më të përzemërta për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Ditën e Veteranit, e cila simbolizon sakrificat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë çdo gjë për çlirimin dhe shtetin sovran që gëzojmë sot.

Shpërndaje në

U Kopjua