Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Uashington,
kryetarin e Komisionit për Politikë Jashtme të Senatit Amerikan,
senatorin Bob Menendez, të cilin e ka njoftuar me zhvillimet politike në
Kosovë dhe rajon, njoftoi të enjten mbrëma Zyra për Informim e
Kuvendi të Kosovës.
Sipas këtij njoftimi temë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe procesi
i dialogut Kosovë-Serbi, ndërkaq në takim u shpreh rëndësia e
involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces.
“Pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës
dhe Serbisë. Involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces është qenësor
për realizimin e marrëveshjes e cila do të sigurojë njohjen e pavarësisë
së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës si dhe ulësen në OKB”, ka
thënë Veseli.
Në anën tjetër senatori Menendez ka deklaruar se është shumë me
rëndësi që Kosova të jetë e gatshme për fazën finale të dialogut për
arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
“Ndihem shumë krenar që në vitin 2008 SHBA-të ishin ndër venet e
para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës. Mbështetja e SHBA-
së për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë
Menendez.
Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe shumë personalitete tjera të larta
gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Uashington me ftesë të Kongresit
Amerikan.
Veseli: Pa SHBA nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi
09:38 / 19 Korrik 2019
Loading ...
Tjera
18:28 / 10 Tetor 2024
Ramush Haradinaj kërkon mbështetje financiare për AAK-në
Teknologji
Humor
Shëndetësi
11:25 / 04 Tetor 2024