Live

Veseli: Shqiptarët u dëshmuan se janë popull paqësor

12:11 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, ka thënë se 18-vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët kanë dëshmuar se janë popull paqedashës.

Këto komente Veseli i bërë në një postim në Facebook, ku ka shtuar se   Marrëveshja e Ohrit përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda Maqedonisë së Veriut. 

Ja postimi i Veselit:

“18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda këtij shteti. Kjo ujdi dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit. Së bashku me Marrëveshjen për emrin ajo ka demokratizuar Maqedoninë e Veriut dhe ka stabilizuar Ballkanin. Paqja në Maqedoninë e Veriut ka rëndësi jetësore edhe për Kosovën, prandaj ne jemi shumë krenarë që bashkombasit tanë kanë qenë konstruktivë dhe kanë luajtur rol vendimtar në rrugën Euro-Atlantike të këtij shteti”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme