Live

Vetaksident i rëndë në Prekallë të Istogut, dy persona të lënduar

15:38 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sot rreth orës 13:00 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Prekallë të Istogut, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:45 minuta policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Prekallë – komuna e Istogut. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite kompetente për ta hetuar rastin”.

Shpërndaje në

U Kopjua