Një 36 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, derisa njëri nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve.
Ndërsa, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: – A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit ësjtë dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka informuar Ahmeti.
Ndërkohë, me hetimin për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga njësiti i trafikut.