Live

Vetëm në janar e shkurt 32 mjekë u larguan nga Kosova

08:06 / 12 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Vetëm nga muaji janar i këtij vitit, 32 mjekë kanë lënë institucionet shëndetësore, 24 në muajin janar dhe 8 në ditët e para të muajit shkurt.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Sipas tij, kushtet e punës nuk janë ato që do të duhej të ishin për punëtorët shëndetësorë, në këtë rast për mjekët, për të dhënë më të mirën e tyre

“Diku rreth 800 punëtorë kanë ikur vitin që e lamë pas. Rreth 600 infermierë janë kontraktuar me kompani jashtë vendit. Sivjet pritet që ky numër ndoshta edhe të rritet”.

Shpërndaje në

U Kopjua