Live

Vetëm të dielën janë rinumëruar 140 vendvotime, mbesin edhe 834

10:15 / 18 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së diele, janë rinumëruar 140 vendvotime, ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka sqaruar se sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 573 vendvotime apo rreth 41%.

Elezi ka shtuar se kanë mbetur për rinumërim edhe 834 vendvotime.

Numri i vendvotimeve që duhet të rinumërohen është rreth 1 410, ndonëse fillimisht në vendim të PZAP-it ishte shkruar së bëhet fjalë për 1 472 vendvotime.

Por, KQZ-ja pasi ka rishikuar listën e paraqitur në vendim ka vërejtur se 38 vendvotime ishin shënuar nga dy herë, 18 të tjera ishin rinumëruar më parë dhe 7 të tjera nuk përputhen me listën e vendvotimeve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...