Live

Vetura theu barrierat dhe “fluturoi” nga mbikalimi, si ndodhi aksidenti në Tiranë që la të vdekura dy vajza

20:08 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

ABC News ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të TEG-ut, ku një automjet që vinte nga Shkoza, ka rënë nga mbikalimi duke rënë mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Siç shihet nga pamjet, automjeti tip “Audi” ka thyer barrierat rrethuese te mbikalimit dhe për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, ka përfunduar në korsinë tjetër të autostradës Tiranë-Elbasan. Për pasojë, është aksidentuar automjeti tjetër tip “Honda”.

Nga aksidenti, kanë humbur jetën dy vajza, që ishin pasagjere në makinën “Audi”, teksa drejtuesi ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë.

Shpërndaje në

U Kopjua