Live

VIDEO| Dafina Zeqiri ndalon koncertin live, ndihmon një fanse që nuk ndihej mirë

08:53 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të kërkuara në treg.

Ajo prej vitesh ka fituar zemrat e publikut dhe po vazhdon të jetë e pranishme nëpër koncerte në vende të ndryshme.

Së fundmi ajo mori vëmendje me gjestin e saj në një nga mbrëmjet jashtë trojeve shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa po performonte live, autorja e hitit ”Dhimbje dhimbje” në një moment ndaloi muzikën dhe ndihmoi një fanse që ishte e pranishme aty.

Kjo pasi në bazë të një video që u publikua, vajza nuk ndihej mirë dhe se gati ishte duke i rënë të fikët.

Foto: Screenshot/Instagram

“Veç pak, veç pak. Ndaloni muzikën”, u dëgjua duke thënë Zeqiri teksa bashkë me njërin nga bashkëpunëtorët e ekipit e largoi nga turma.

Ky veprim i yllit të famshëm u komentua në masë të madhe pasi veç profesionit tregon shpesh edhe anën humane.

Shpërndaje në

U Kopjua