Gjoni për shkak të situatës me shëndetin, nuk do të mund të kthehet më në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Këtë lajm e kanë marrë sonte banorët, pas të cilin janë mërzitur dhe emocionuar shumë, përcjell Klankosova.tv.
Megjithatë, lajmi i mirë për ta ishte se Gjoni është në gjendje të mirë dhe i disponuar.
Për shkak të ftohjes pak më të thellë që ka, atij i duhet të vazhdojë edhe pak nën trajtimin mjekësor.