Live

VIDEO| Momenti kur Luizi “shtanget” kur kupton përkrahjen që ka jashtë

14:50 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Luiz Ejlli po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe kjo dëshmohet më së miri nga numri i ndjekësve që ka arritur në Instagram për një kohë të shkurtër.

Llogaria e tij e Instagramit u hap pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania dhe tashmë numëron 576 mijë ndjekës.

Përveç kësaj ai është tejet viral edhe në TikTok ku ka arritur katër miliardë shikime në emrin e tij.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Fansat e këngëtarit shkodran prej ditësh po tentojnë që ai të kuptoj një gjë të tillë dhe një dron me këto informacione u nis dje, por që Luizi nuk arriti ta shihte.

Ata nuk janë dorëzuar dhe të njëjtin e kanë dërguar edhe sot (e shtunë) teksa ai po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Këtë herë qëllimi u arrit dhe Luizi ka lexuar atë që shkruhej në dron teksa mbeti i habitur me të kuptuar këto informacione.

Kujtojmë që Ejllit kjo i erdhi si befasi pasi ditë më parë ishte shprehur se shpreson që të ketë arritur të paktën 10 mijë ndjekës deri më tani.

Shpërndaje në

U Kopjua