Live

VIDEO| Përmbytje masive rrugësh në Spanjë, mbyllen shkollat e kolegjet

13:52 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive dhe shembje muresh e rrugësh në rajonin verior Cantabria në Spanjë.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan përmbytjet në qytetin verior spanjoll Laredo të hënën.

Qyteti i vogël i Laredos i cili është një destinacion kryesor turistik në bregdetin Kantabrian, kufizohet nga Gjiri i Biscay në veri dhe lumi Treto në perëndim.

Mediat lokale raportojnë se shkollat ​​dhe kolegjet në qytet janë pezulluar për shkak të përmbytjeve.

Shpërndaje në

U Kopjua