Teksa protestuesit janë grumbulluar poshtë zyrës së tij për rrëzimin e qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në facebook në të cilën shihet duke punuar me një skulpturë në studio.
“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re”, shkruan Rama në këtë postim. Gjatë protestës së opozitës si duket Rama ka vendosur të shmangë zyrën duke zgjedhur të qëndrojë një studio për të realizuar skulptura.