Live

VIDEO| Shpërthim në një ndërtesë në Turqi, raportohet për gjashtë të lënduar

14:11 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Të paktën gjashtë persona janë lënduar nga një shpërthim në një ndërtesë në qytetin turk Shanliurfa.

Sipas të dhënave të para nga zyra e guvernatorit lokal, askush nuk është lënduar rëndë, ndërsa të gjashtë personat janë transferuar në spitalin lokal.

Siç bëhet e ditur, shpërthimi ka ndodhur në një apartament në katin përdhese të një pallati gjashtëkatësh dhe nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Me të dëgjuar shpërthimin, banorët e lagjes kanë përjetuar një frikë të madhe.

Kështu, në vendngjarje janë dërguar policia, zjarrfikëse dhe ndihmës mjekësorë.

Shpërndaje në

U Kopjua