Live

Vidhet arsenal armësh në një shtëpi në Ferizaj

09:00 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Hajnat kanë bërë kërdinë në një shtëpi në Ferizaj.

Ata përpos që kanë vjedhur stoli të arit kanë arritur të vjedhin edhe një arsenal armësh.

Raportohet se hajnat kanë arritur të marrin edhe pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë – automatike, katër pushkë gjuetie.

Sipas policisë janë vjedhur edhe 100 fishekë, katër palë dylbi.

Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në

U Kopjua