Live

Vidhet gjatë natës kisha në Korçë, merren katër arka me para

14:08 / 18 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kisha e Shën Thanasit në Korçë është vjedhur gjatë natës. Hajdutët kanë thyer derën e kishës dhe më pas janë futur brenda ku kanë marrë paratë që ndodheshin në arka.

Bëhet me dije se janë shkatërruar katër arka parash dhe një arkë qirinjsh.

Shuma e grabitjes nuk dihet, raporton Tch.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua