Live

Vietnami arreston 8 persona në lidhje me viktimat e kamionit në Britani

11:16 / 04 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Policia e Vietnamit i ka arrestuar tetë persona në lidhje me gjetjen e 39 trupave të pajetë në një kamion në Londër muajin e kaluar. Lajmin për arrestimin e tyre e bënë të ditur mediet shtetërore vietnameze.

“Duke u bazuar në atë që kemi marrë vesh nga personat e dyshuar, ne do të zhvillojmë hetime në mënyrë aktive për t’i luftuar këto rrjete që dërgojnë njerëz në Britani në mënyrë ilegale”, tha komandanti policor Nguyen Huu Cau.

“Gjëja më e mirë që mund ta bëjmë tash është që të merremi me pasojat e incidentit dhe t’i ndihmojmë familjet e viktimave që t’i marrin trupat e më të dashurve të tyre”, shtoi ai.

Ky rast i rëndë e ka vënë në pah dukurinë e dërgimit të njerëzve të varfër nga Azia dhe Afrika drejt shteteve perëndimore përmes mënyrave të rrezikshme të transportit.

Qeveria e Vietnamit njoftoi se një delegacion i diplomatëve dhe zyrtarëve policorë të këtij vendi janë nisur drejt Britanisë për t’u takuar me homologët e tyre dhe për të bashkëpunuar lidhur me hetimin e vdekjes së 39 qytetarëve të Vietnamit në kamionin që vozitej nga një shofer i Irlandës Veriore, shkruan “Reuters”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...