Live

Vihet gurëthemeli i shtatores së Demaçit

12:54 / 26 Korrik 2019

Nga Kosova Live

njëvjetorin e vdekjes së Adem Demaçit të premten në Prishtinë është vënë gurthemeli i shtatores së tij. Në vënien e gurthemelit mori pjesë edhe kryeministri I dorëhequr, Ramush Haradinaj, i cili veprimtarin Adem Demaçi e vlerësoi si njeri i cili popullit të vet, i dha lirinë dhe ishte frymëzues për të gjithë. Sipas tij, forca e Demaçit i duhet Kosovës për të mbajtur konsistencën e saj.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hidajet Hyseni tha se Demaçi ka folur edhe kur nuk ka folur dhe se tani e tutje ai do të pushojë dhe do flasë në bronz dhe do japë mesazhe siç ka dhënë brez pas brezi.

Por bocetat nuk iu kanë pëlqyer familjarëve të veprimtarit Adem Demaçi, e këtë shqetësim para të pranishmëve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari, i cili tha se nuk janë pajtuar me modelet pasi që mendojnë se ka zgjidhje më të mira për këtë shtatore.

Shpërndaje në

U Kopjua