Një nga miqtë tanë ne Cyber space “findbug” përmes një njofton ne Facebook, njofton Shqiptarët anembanë të kenë kujdes nga një mashtrim i fundit që është duke ndodhur në emër të koncertit që do të vije të Unikkatil..
Ata zbuluan dhe hulumtuar një mashtrim i fundit që është duke ndodhur nga disa apo dikush i panjohur që në emër të Gazetës Express ka publikuar një artikull kinse jepen 50 bileta falas për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë koncert.
Një faqe në Facebook e cila ngjason me faqen e Gazetës Express përmban një artikull e cila nuk vjen nga kjo gazetë, ajo të redirekton në ueb-faqe ku siç mund ta shikoni edhe në fotot më poshtë ku paraqiten si “Vallesa Co” ku fillimisht të kërkohen disa informata personale, pastaj hapi i tretë është që ju të kyçeni në një faqe që duket si Facebook por në fakt Link apo URL nuk është në pronësi të Facebook. Ku përmes kësaj ata marrin fjalëkalimet dhe të dhënat personale të atyre që bien preh e këtij mashtrimi.
Kosova.live ju njofton të keni kujdes dhe ta ndërroni fjalëkalimin për ata që dyshojnë që kanë ra pre e këtij mashtrimi dhe të vendosin (Two Step Authentication). Po ashtu mos harroni që të bëni raport që të ndalet veprimtaria e këtyre personave.
Link i gazetës: https://www.facebook.com/GazetaExpresscom-857323731304075/