Live

Virusi ‘Bad Rabbit’ i cili patë goditur tërë Evropën

15:26 / 22 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Me një shtrirje të madhe ditën e djeshme është raportuar Ransoware i Bad Rabbit cili ka afektuar mbi 200 organizata në Gjermani, Rusi, Turqi dhe Ukrainë. 

‘Bad Rabbit’ i njohur si ransowmare i tipit Petya targeton rrjetet e kompanive dhe organizatave të mëdha, forma e kërmbimit për të rikthyer sistemet kërkohet 0.05bitcoin.

Sipas analizës të publikuar nga ekipi i Kaspersky, ky lloj i ransomware është përhapur duke promovuar setup e Adobe Flash Player mashtrues që t’i nxisë viktimat instalimit e saj. 

“Asnjë dobësi e sistemeve nuk është përdorur për këtë ransomware, por viktimat kanë instaluar manualisht, nga padija dhe mosnjohja e Adobe Flash Player autentike. Ne kemi detektuar këtë ransomware në një numër të webfaqeve të lajmeve dhe mediave”  Laboratori i Kaspersky.

Ndërsa, hulumtuesit e sigurisë në ESET kanë detektuar këtë virus si ‘Win32/Diskcoder.D’ – tip i  Petya ransomware, të njohur si Petrwrap, NotPetya, ExPetr and GoldenEye.

Bad Rabbit ransomware e përdori DiskCryptor, një aplikacion të burimit të hapur për enkriptim të disqeve, që enkripton skedaret me çels enkriptimi RSA 2048.

Sipas hulumtuesve të ESET ky ransomware për dallim nga WannaCry dhe Petya nuk përdori EternalBlue dobësinë, Bad Rabbit nuk skanon rrjetin e brendshëm për SMB shares, por me sulmin brute-force tenton që të  gjitha kombinimet e kredencialeve të zakonshme për ta shprendarë virusin në rrjet. 

Viktimat udhëzohen që të qasen në TOR të perfundojne pagesën, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë brenda 40 orëve do të ngritet çmimi për shumëfish.

Disa prej organizatave të infektuara përfshirë edhe agjensionet e lajmeve në Rusi Interfax dhe Fontanka, sistemin e pagesave në Kiev Metro, Airoportin Odessa dhe Ministrinë e Infrastrukturës së Ukraines. Hulumtuesit në vazhdimësi janë duke analizuar Bad Rabbit dhe shqyrtuar mundesitë e dekriptimit të sistemeve pa pasur nevojë që të kryhet pagesa, si dhe mënyrën e ndaljes së shperndarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua