Live

Viti: Babai lyp para nga dhunuesi i vajzës

20:19 / 11 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Autoriteteve të rendit e drejtësisë nuk u besoi, andaj vendosi ta zgjidh vetë një rast që pretendohet se i ndodhi në familje, para një viti. Kështu, burri me inicialet A.F nga një fshati i Vitisë, i kërkoi dëmshpërblim prej 100 mijë euro një personi tjetër, me besimin se ky ia dhunoi vajzën e mitur, e cila, siç thuhet, atë kohe edhe mbeti shtatzënë.

Por, kur i dyshuari për këtë vepër të pretenduar, që është 67 vjeçar shkoi në polici për ta raportuar rastin e kualifikuar më pas si ‘Detyrim’, ngeli në stacion, bashkë me prindin e vajzës.

Rasti i dhunimit, për të cilin dyshohet i pari, është raportuar të ketë ndodhur në nëntor 2021.

Vajza tashti 16 vjeç, që pretendon të jetë viktima, tha se atë, por edhe një të afërme të saj, po ashtu të mitur, fillimisht i joshi personi në fjalë. Ajo pranoi të flasë për këtë histori, teksa ishte në prani të familjarëve të saj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...