Live

Viti, gjendet një punëtori për prodhimin e duhanit

15:17 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në qytetin e Vitisë më 27 mars kanë arritur që të zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.

Pas hetimeve të përbashkëta në mes të Doganës dhe Policisë, sot me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy automjete dhe me pastaj janë bastisur pronat e të dyshuarve.

“Gjatë bastisjes njësit e doganës kanë hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit, vlen të theksohet se të gjitha prodhimet janë produkte të falsifikuar”.

“Të gjitha pajisje dhe duhani janë sekuestruar derisa katër persona përgjegjës janë ndaluar dhe për momentin janë duke u intervistuar me urdhër të prokurorit”, thuhet në njoftim të Doganës.

Shpërndaje në

U Kopjua