Live

Vitia i uron mjekët në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Mirënjohës për angazhimin tuaj

15:40 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar mjekët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekut.

Ai ka thënë se puna e palodhshme e mjekëve, përkushtimi dhe sfidimi i mijëra vështirësive në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt të thellë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, gjej rastin t’i urojë mjeket e mjekët tanë, shërbyesit e Republikës së Kosovës. Puna juaj e palodhshme, përkushtimi dhe sfidimi i mijëra vështirësive në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt të thellë. Ka një vend të posaçëm në zemrën e gjithsecilit shërbimi sublim gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Ju vendosët jetën tuaj dhe të familjarëve në shërbim të mijëra jetëve të tjera. Tani, së bashku, na duhet të kapërcejmë në një nivel tjetër cilësor për t’u shërbyer qytetarëve. Jam i bindur se falë jush do ta mbërrijmë. Mirënjohës përgjithmonë për angazhimin tuaj!”

Shpërndaje në

U Kopjua