Live

Vitia: Përveç ikjes nga Kosova, mjekët po kalojnë nga sektori publik në privat, po kanë oferta joshëse

12:01 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, po raporton në Komision ku është pyetur edhe lidhur me ikjen e mjekëve nga Kosova.

Ai foli edhe për një problem tjetër, atë të kalimit të mjekëve nga sektori publik në atë privat.

“Për ikjen e mjekëve, kur kërkesa është e madhe dhe oferta është e vogël kemi situata të tilla, ku përvec ikjes së mjekëve nga Kosova në vendet tjera, kemi edhe një problem që disa profesione që janë deficitarë po kalojnë në sektorin privat sepse për shkak të numrit të vogël të tyre dhe për shkak të kërkesës së madhe është rritë oferta dhe po bëhen oferta shumë joshëse që të kalojnë nga sistemi publik në atë privat.

Jemi duke adresuar këtë çështje me Ministrinë që ta bëjmë një planifikim të duhur që kjo mos të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Vitia./Periskopi

Shpërndaje në

U Kopjua