Një vajzë 12-vjeçare në Rusi, vizatoi një imazh kundër luftës në Ukrainë, por ky veprim i saj nuk u prit mirë nga autoritetet. Babai i saj dhe ajo janë ndjekur penalisht për mosmbështetje të “operacionit special ushtarak” të Rusisë.
Ai tani është në arrest shtëpie, ndërsa vajza është liruar nga kujdesi shtetëror, ku është marrë në pyetje për opinionet e saj për politikën ruse.
Piktura e saj u mor nga drejtori i shkollës dhe më pas mbërritën oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) për ta takuar atë. Një çështje penale u hap kundër babait për diskreditim të ushtrisë dhe vajza e tij u dërgua në një jetimore.