Mediat në Serbi kanë reaguar me një gjuhë të ashpër në drejtim të përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës pas vizitës së tyre në Washington të SHBA-ve.
Në një numër të madh raportimesh, mediat serbe kanë etiketuar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, si “lobist” dhe e kanë vlerësuar këtë vizitë si “sulm ndaj Serbisë”, shkruan Demokracia.com.
Lidhur me këtë ka reaguar përfaqësuesi i shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi, ku ka thënë se Lugina e Preshevës është çelësi i paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
“Mediat serbe po gumëzhijnë për vizitën e fundit të përfaqësuesve të Valley në SHBA, me tituj si “Sulmi i lobistëve shqiptarë kundër Serbisë në Uashington”. Lugina e Preshevës është çelësi i paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, ka shkruar ai.
“Është koha për t’i dhënë fund standardeve të dyfishta dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve. SHBA është rojtari i demokracisë së vërtetë”, përfundon Mustafi.
Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës në SHBA janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, James Turpin, ku është biseduar për të drejta të shqiptarëve në Luginë.