E MËRKURË, 25 DHJETOR 2019 | KOSOVALIVE
Persona të maskuar kanë hyrë mbrëmë në shtëpinë e një personi në fshatin Marmullë të Gjakovës i cili jeton në shtete të jashtme dhe kanë tërhequr zvarrë një kasafortë.
Hajdutët janë pikasur nga vëllai i të zotit të shtëpisë i cili i ka thënë se kasaforta është tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia e cila ishte marrë.
Kur vëllai kishte shkuar në drejtim të të dyshuarve, ata e kishin urdhëruar që të largohet dhe kishin shtënë dy herë me armë në drejtim të tij.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas raportimit, në kasafortë kishe një pushkë gjuetie dhe një pistoletë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut.
Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.