Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fshirë CV-në e saj ku tregonte se në periudhën 2000-2004, kishte punuar në Departamentin e Drejtësisë në UNMIK.
Osmani aso kohe kishte marrë pjesë në hetime dhe gjykime të krimeve të luftës në Kosovë.
Në këtë Curriculum Vitae, ajo këtë e kishte përmendur si arritje në përvojë pune angazhimin në Departamentin e Drejtësisë në UNMIK, duke pranuar se ka përkthyer dokumente të gjykatës dhe deklarata të dëshmitarëve.
Në kohën kur Vjosa Osmani ishte e angazhuar në UNMIK, menjëherë pas luftës, ishin ngritur aktakuza dhe kryer arrestime ndaj figurave të profileve të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e tyre ishin Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, si dhe Komandantët Latif Gashi dhe Daut Haradinaj.
Më poshtë mund të gjeni linkun ku ishte CV-ja e saj, link ky të cilën Vjosa Osmani është kujdesur që ta fshijë nga kjo faqe: