Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është përplasur me Artan Behramin, ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, lidhur me qëndrimin e opozitës mbi zhvillimet në dialogun në Bruksel.
Çitaku i është kundrpërgjigjur kritikave të Behramit për qëndrimet e Donjeta Sahatçiut, nënkryetares së Komunës së Prishtinës, e cila doli në përkrahje të qeverisë pas dështimit të negociatave në Bruksel të hënën.
“Albini foli, Vjosa foli, BE-ja foli, Britania foli, Gjermania foli. A ka naj mendim opozita a jo? Apo po e presin Ameriken me folë?”, pyeti Behrami.
Ndërkaq, Çitaku ia kujtoi Behramit se ajo është nënkryetare e PDK-së e jo Donjeta Sahatçiu.
“Unë jam nënkryetare e PDK-së, qëndrimet politike ke mujtë me i marre te unë. E Donjeta është një vajzë briliante, profesioniste, nënkryetare e Kryeqytetit. Pse a nuk bënë me pasë Donjeta mendim a?”, ka thënë Çitaku.