Live

Vlora Çitaku përplaset me ish-këshilltarin e Thaçit: Unë jam nënkryetare e PDK-së

11:45 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është përplasur me Artan Behramin, ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, lidhur me qëndrimin e opozitës mbi zhvillimet në dialogun në Bruksel.

Çitaku i është kundrpërgjigjur kritikave të Behramit për qëndrimet e Donjeta Sahatçiut, nënkryetares së Komunës së Prishtinës, e cila doli në përkrahje të qeverisë pas dështimit të negociatave në Bruksel të hënën.

“Albini foli, Vjosa foli, BE-ja foli, Britania foli, Gjermania foli. A ka naj mendim opozita a jo? Apo po e presin Ameriken me folë?”, pyeti Behrami.

Ndërkaq, Çitaku ia kujtoi Behramit se ajo është nënkryetare e PDK-së e jo Donjeta Sahatçiu.

“Unë jam nënkryetare e PDK-së, qëndrimet politike ke mujtë me i marre te unë. E Donjeta është një vajzë briliante, profesioniste, nënkryetare e Kryeqytetit. Pse a nuk bënë me pasë Donjeta mendim a?”, ka thënë Çitaku.

Shpërndaje në

U Kopjua