Live

Von der Leyen për targat: Rregullat të respektohen në çdo shtet

11:13 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Shefja e Komisionit e Evropian, Ursula von der Leyen në konferencë për media ka folur edhe për çështjen e targave.

Ajo ka thënë se është e domosdoshme që rregullat të respektohen në çdo shtet.

“Pyetja e dytë për targat. Shumë shkurt. Unë mendoj që është shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të shkoj siç duhet”, ka thënë von der Leyen.

“E di që ka një përpjekje për të gjetur një zgjidhje në dialog dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që po bëhen në kuadër të dialogut”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian

Shpërndaje në

U Kopjua