Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” sot kanë mbajtur grevë një orëshe.
Punëtorët përmes kësaj greve po kërkojnë kompensim dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa e përvojës së punës, etj.
Për shkak të kësaj greve janë shkaktuar vonesa për fluturime.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit të Prishtinës, Bashkim Latifi tha se greva ka shkuar ashtu siç edhe është planifikuar dhe se përmes kësaj greve kanë dërguar mesazhet e tyre te menaxhmenti i aeroportit.
Ndërsa për pengesat dhe vonesat në procesin e punës së aeroportit, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha se janë shkaktuar, pasi që një grevistë ilegalisht e ka ndërprerë shiritin e bagazhit dhe kjo pastaj ka shkaktuar telashe.
Udhëtarët që ishin aty u shprehen mjaftë të mllefosur me këtë gjendje.