Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të jetë mot kryesisht i qetë me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende – vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.
Të dielën mot kryesisht i qetë , me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Gjatë vikendit do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.