Live

Vrasja e djeshme në Mitrovicë, autori ende i paidentifikuar

15:20 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se me datë 10 janar 2023, një person është gjetur i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko ligjor që ka dalur në vend ngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

Prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gjer më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...