Live

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, dyshohet se ndodhi për një makinë

21:44 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Tentimi që t’i dëmtohet vetura L.B dyshohet të jetë shkaku që çoi këtë e A.M të vrasin A.H, 41 vjeç, të dielën në Fushë Kosovë.

Të paktën ky është njëri version, ai i të dyshuarit për vrasje, L.B, i cili këtë deklaratë e ka dhënë në polici e para organeve të hetuesisë.

Avokati i tij, Shefqet Hasimja, tha se klienti i tij, ka deklaruar se pas mosmarrëveshjes me A.H, ka thirrur të dyshuarin tjetër për vrasje, A.M dhe e kanë sulmuar viktimën e më pas therë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit janë ndaluar të dyshuarit dhe ndaj të dyve është kërkuar masa e paraburgimit.

Ndërsa familjarët e viktimës, i thanë Klan Kosovës se gjenden në shok nga ngjarja, meqë sipas tyre, i ndjeri, A.H, me askënd nuk ka pas ndonjë mosmarrëveshje, dhe si familje tash e 150 vjet nuk kanë pas ndonjë telash të tillë.

Ndërsa, sa i përket versionit të të dyshuarit për vrasje, ata thonë se versionin e saktë e presin nga organet e rendit meqë atyre ju besojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...