Live

Vrasja shqiptarit në Mikonos, reagon e dashura e tij: E njihja vajzën, sherri ka ndodhur për arsye të parëndësishme

18:37 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ka reaguar për here të parë e  dashura e 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama, alias Julian Kosova, që u vra dy ditë më parë nga një 33-vjeçar grek, Athanasios Nazos, në Mikonos.

Në një lidhje telefonike për mediat greke, e reja është shprehur se ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike dhe se nuk mund ta besonte që nuk do mund ta shikonte më të dashurin e saj.

 “Yiannis kishte zemrën e një fëmije të vogël. Ai ishte fëmija im, kështu e quajta. Reagues si një fëmijë i vogël, vetëm për shkak të kokëfortësisë së tij. Ai ishte i mrekullueshëm”, është shprehur ajo.

Ajo ka treguar se kishte folur me të për herë të fundit ditën e premte dhe për shkak të një debati mes tyre, nuk kishin komunikuar më.

 “Të premten folëm për herë të fundit. Më tha të dua dhe u zemërua për diçka. Dhe për inat nuk folëm. Ai vetëm më tha se më do. Nga sa më thanë, atë natë ai u përlesh me vajzën. Ai ishte vetëm kokëfortë, nuk donte që të më shqetësonte askush”, ka shtuar ai, duke thënë se e ka njohur vajzën për të cilën ka ndodhur keqkuptimi . “E njihja vajzën”, ka rrëfyer e reja.

Ndërsa sa i përket marrëdhënies që Dakrama kishte me autorit e krimit, e reja u shpreh se ata njehshin dhe komunikonin me njeri-tjetrin.

E dija që komunikonin, që po flisnin… E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin doli për të pirë. E dija që njiheshin dhe se nuk ka asgjë” ndërsa për natën fatale tha se “e dija që ka shkuar vetëm. Ai donte një jetë të re, nuk donte të ishte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik, nuk mundi më”, u shpreh ajo.

Teksa është pyetur se si i riu shqiptar dhe ai grek janë njohur dhe nëse kanë pasur ndonjë konflikt, ajo është shprehur se nuk ka pasur dijeni për këtë, teka ka shtuar se sipas atyre që ajo ka mësuar sherri ka ndodhur për arsye të parëndësishme.

“Kur isha në Mykonos, ai më tha nëse largohem nga jeta jote do të kesh një plagë të thellë brenda teje dhe e bëri vërtet”, tha ajo.

E reja ka treguar se vrasjen e partnerit e mori vesh përmes një telefonate, për të cilën mendoi se ishte një shaka nga ana e tij.

“Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë që të “zgjohem” se po flija. Më thanë “e vranë Giannis”. Mendova se po bënin shaka me mua, mendova se Giannis po bënte shaka me mua. Nuk ishte një shaka. Më pas u informova nga disa të afërm të tij se ka ndodhur vërtet”, deklaroi ajo për mediat greke.

Shpërndaje në

U Kopjua