Hajdutët ia mësynë shtëpisë së mërgimtarit të cilin e palgosin,pas gjuajtjeve të dy anshme vëllai i tij vret njërin nga ata.
Në komunën e Shtimes raportohet për një te vdekur dhe një të plagosur gjatë mëngjesit të sotëm ku ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.20.
Mërgimtari i cili sa ishte ardhur nga Zvicra i ndodhur në shtëpinë e tij është sulmuar nga katër grabitës të cilët ia mësynë shtëpisë së tij të armatosur dhe me pas plagosën atë.
Në ndihmë i erdhi i vëllai i tij i cili gjuajti në drejtim të tyre duke e lënë të vdekur njërin nga ata. Zyrtari i Policisë Mehmetali Hajdini ka dhënë edhe detaje tjera për ngjarjet ku sipas tij,ata të gjithë ishin të maskuar .
Ndër të tjera ai ka thënë se viktima nuk ishte dokumentacione me vete për identifikim dhe nuk dihen te dhëna as per tre te tjerët.