Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person dje në Viti pasi ka therur me thikë një person në Viti.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.