Live

Vrau babanë me thikë në zemër për këtë fjalë

17:36 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Zonguldak, ku një 17-vjeçar ka qëlluar me thikë në zemër të atin, pas një sherri banal mes tyre.

Mësohet se i riu e ka quajtur “idiot” vëllanë e tij 15-vjeçar, i cili ka dashur t’i hapë derën kur ka ardhur në shtëpi dhe për këtë ka nisur të debatojë me të atin.

“Kujt i thua idiot ti?”, iu drejtua viktima të birit dhe këtu nisi një debat i madhe që u shndërrua në sherr. Në gjaknxehtësi e sipër, 17-vjeçari mori thikën në dorë dhe e goditi të atin, fillimisht në zemër dhe më pas në ijë.

Ahmet Demirci i plagosur rëndë nuk ka mundur të shpëtojë me gjithë ndërhyrjet e bëra në spitalin ku u dërgua. Nga ana tjetër, autori u arrestua pas ngjarjes me thikën që përdori si armë vrasjeje./A2news

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...