Dy djem adoleshentë kanë vdekur pas një goditje me thikë në Milton Keynes, duke bërë që policia të fillojë një hetim për vrasje të dyfishtë.
17 vjeçarët u gjetën të plagosur rëndë pasi shërbimet emergjente u thirrën në një shtëpi në qytetin Buckinghamshire, pak para mesnatës, transmeton Klan Kosova.
Njëri nga ta vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq tjetri në spital të dielën në mëngjes.
Dy persona të tjerë u plagosën gjithashtu në të njëjtin incident dhe po trajtohen në spital me lëndime të rënda, por jo në rrezik për jetën.
Policia thotë se janë në fazat e para të një hetimi për vrasje të dyfishtë.
“Prioritetet tona në këtë kohë janë të bëjmë një hetim të plotë dhe të mbështesim ata që janë prekur. Zyrtarët aktualisht janë në vendin e ngjarjes dhe anëtarëve të publikut i kërkohet të shmangin zonën”, thonë nga policia.