Një nxënëse u godit me thikë për vdekje në Britani, ndërsa i dashuri i saj u përpoq ta mbronte.
Holly Newton, një 15-vjeçare entuziaste që pëlqente të kërcente, vdiq kur ajo dhe i dashuri i saj, 16 vjeç, u sulmuan në Hexham, Britani të premten pasdite.
I dashuri i adoleshentes, luftoi heroikisht për ta shpëtuar kur ajo u godit me thikë për vdekje në rrugë, shkruan The Sun.
Sulmi ndodhi jashtë një picerie pasi çifti i ri kishte shkuar për të ngrënë dhe aty e sulmuan me thikë. Si ajo dhe i dashuri i saj më pas hynë të plagosur në dyqan ku stafi nxitoi për t’i ndihmuar.
Komuniteti vendas është tronditur nga ngjarja, ndërsa lajmi po bën xhiron e Britanisë. Ndërkohë, shkaku nuk dihet ende.
Fillimisht, adoleshentja u shpëtua nga i dashuri i saj, por nuk mundi të mbijetonte. Ajo vdiq disa orë më vonë./abcnews.al