Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi nga niveli qendror, së bashku më organizatën ICITAP dhe Kuvendin Komunal në Prizren, ka implemetuar projektin ‘Vrojtuesit e lagjes’. Ky implementim është bërë në lagjen Ortakoll, ku u zhvillua një panel intervistues në mes forcave të rendit dhe banorëve.
Ky projekt ka për qëllim bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me banorët e lagjeve për cështje të ndryshme, ku me informacionet që ata ofrojnë të ndihmojnë në zbardhjen e rasteve.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues të FSK-së.
Me ftesën e Komunës së Prizrenit në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lagjeve në Prizren si dhe kryetarë të fshatrave.
Përfaqësuesit e lagjeve e kanë mirëpritur këtë projekt dhe njëherit kanë ofruar bashkëpunim të ngushtë me policinë, mirëpo kanë shprehur edhe kërkesat e tyre sidomos për rastet e vjedhjeve dhe parandalimin e këtyre rasteve.
Në fund u zbulua dhe tabela me mbishkrimin “Vrojtuesit e lagjës’’