Live

Vucic: Mundësit janë shumë të vogla që ta njohim Kosovën

20:45 / 21 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur rreth Kosovës dhe mundësisë së njohjes nga ana e Serbisë, ai ka thënë se gjasat janë shumë të vogla që ta njohim Kosovën në kufijtë ekzistues.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për gazetën austriake ‘der standard’ ka folur për Kosovën dhe për krijimin e një Mini-Shengen në Ballkan, në mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vucic është pyetur se a do ta njihni ndonjëherë Kosovën si një shtet të barabartë në arenën ndërkombëtar, e për Presidentin serb kjo pyetje nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Kjo është një pyetje e vështirë për ne. Por ne duam të shohim se çfarë thonë ata, negociatorët nga Kosova. Sigurisht që ne gjithashtu duam të dëgjojmë se çfarë ka të thotë BE’ja. Deri më tani, BE nuk ka bërë asnjë parakusht për Serbinë. Por kemi dëgjuar nga amerikanët se kjo mund të ketë ndryshuar, por ne duam ta dëgjojmë atë nga partnerët tanë europian. Unë nuk mund ta përjashtoj BE’në që mund të kërkon njohje, por deri më tani nuk e kanë bërë. Ideja e tyre ishte një model si ‘Traktati Gjermano-Gjerman’, pa njohje zyrtare nga Serbia. Kjo sigurisht që do të ishte shumë më e lehtë për Serbinë”, është përgjigjur Vucic.

Ndërsa i pyetur se a do ta njohin Kosovën brenda kufijve ekzistues? Apo e përjashton atë? Vucic ka thënë që mundësit janë shumë të vogla që ta njohim Kosovën në kufijtë ekzistues.

“Unë vetëm mund t’iu them se mundësit janë shumë të vogla, pothuajse e përjashtoj këtë mundësi”, ka thënë Vucic.

Ai ka folur edhe për shkëmbim territoresh dhe ndryshim të kufijve. Vucic i pyetur se a do të ndodhë  njohja e Kosovës nëse ka ndryshime të tilla, ai ka thënë se nuk e din se çfarë do të ndodhë, mundësit janë të vogla që ta njohim Kosovën.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sepse nuk ka shumë të ngjarë që ne do ta njohim Kosovën. Nuk mendoj se do të ndodhë. Por ne nuk mund t’i mbyllim portat për dialog. Të dy palët duhet të humbasin për një situatë të favorshme,shkruan Metro.

Shpërndaje në

U Kopjua