Live

Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it ta lejojë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë, e dimë që s’do të pranohet

20:02 / 10 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi zyrtar do t’i dërgojë kërkesë komandantit të KFOR-it që të sigurojë hyrjen e ushtrisë serbe në territor të Kosovës “në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”. Megjithatë, ai ka shtuar se e di që një kërkesë e tillë do të refuzohet.

Vuçiq, e ka konsideruar pamaturi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ndalim të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Në një fjalim të mbajtur para popullit, ai ka thënë se ka folur me partnerët ndërkombëtarë dhe se vendimi për arrestimin e Pantiqit e ka rrezikuar paqen.
“Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviq dhe për këtë janë përgjigjur serbët”, ka thënë ai.

Serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, pak pas ndalimit të Pantiqit.

Policia e Kosovës ka mbyllur më pas dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...