Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se është nisur drejt Rashkës për të takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Ky udhëtim i tij afër kufirit me Kosovën, vjen pas një vizite që u ka bërë njësive ushtarake serbe.
“Diku mes Kralevës dhe Rashkës. Përfundova një tur te njësitet e ushtrisë sonë, heronjtë tanë dhe u nisa për një takim me serbët e Kosovës. Besoj në drejtësi dhe ligj, por më së shumti në urtësinë serbe, por edhe në fuqinë dhe vendosmërinë e saj. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.