Live

Vuçiq drejt Rashkës për takim me Listën Srpska, rrugës ndalet edhe te njësitet e ushtrisë

22:28 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se është nisur drejt Rashkës për të takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ky udhëtim i tij afër kufirit me Kosovën, vjen pas një vizite që u ka bërë njësive ushtarake serbe.

“Diku mes Kralevës dhe Rashkës. Përfundova një tur te njësitet e ushtrisë sonë, heronjtë tanë dhe u nisa për një takim me serbët e Kosovës. Besoj në drejtësi dhe ligj, por më së shumti në urtësinë serbe, por edhe në fuqinë dhe vendosmërinë e saj. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua