Live

Vuçiq e pret me nderime kriminelin Nikolla Nedelkoviq

09:48 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të presë nacionalistin serb Nikolla Nedelkoviq, i cili pas provokimit që bëri në Gazimestan, u dënua dhe pasi e vuajti dënimin prej gjashtë muajve burg, u lirua.

Sipas zyrës për propagandë të presidentit serb, Vuçiq do ta presë Nedelkoviqin në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm në orën 10:00.

Nedelkoviq u dënua me gjashtë muaj burg nën akuzat se ka kryer veprën penale nxitje të urrejtjes dhe jo tolerancës etnike

Shpërndaje në

U Kopjua